Kurti thotë se në fillim do bëhet konstituimi i Kuvendit dhe qeverisë pastaj presidenti
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka përsëritur edhe sot se po pret certifikimin e zgjedhjeve të 7 qershorit, për të nisur diskutimet për formimin e institucioneve të reja.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë ri përsëriti se Kosova nuk ka pasur nevojë për zgjehdjeve, dhe sipas tij, rezultati e dëshmoi këtë.
Ai tha sot se pas certifikimit të zgjedhjeve do të nis puna për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe pastaj zgjedhja e presidentit apo presidentes, transmeton Zeri.info.
“Posa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja: Konstitumin e legjislaturës së 11 të Kuvendit, Formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë këtë të mërkurë. /Zëri