Tahiri për ofertën e AAK-së për kuorumin: S’duam asnjë pozitë për vete, vetëm 6 kërkesa strategjike
Foto: Laura Hasani

Tahiri për ofertën e AAK-së për kuorumin: S’duam asnjë pozitë për vete, vetëm 6 kërkesa strategjike

Aktuale June 27, 2026 - 10:27

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar sot për ofertën që partia e tij e ka bërë për krijimin e institucioneve.

AAK është ofruar për të bërë kuorumin edhe për presidentin në këmbim të 6 kërkesave që i cilësojnë strategjike.

Tahiri ka treguar se nuk dëshirojnë asnjë pozitë në ekzekutiv, por vetëm zotim për plotësim të kërkesave.

“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka shkruar Tahiri.