Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade të Serbisë
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka përmendur mundësinë e ekzistencës së një varri masiv në zonën e Pasuljanske Livade në Serbi, duke iu referuar informacioneve që, sipas saj, i janë paraqitur në të kaluarën.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kandiq ka bërë të ditur se kjo çështje ka qenë pjesë e një takimi që ajo kishte zhvilluar në vitin 2008 me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovac.
Sipas saj, në atë takim ajo e kishte informuar për një deklaratë të marrë nga një person që pretendonte se kishte qenë shofer i një kamioni frigoriferik, me të cilin, sipas pretendimeve, ishin transportuar trupa nga Kosova drejt bazës ushtarake Pasuljanske Livade.
Kandiq ka thënë se personi në fjalë kishte kërkuar para në këmbim të informacioneve shtesë, por më pas nuk ishte kontaktuar më.
Ajo shton se pas këtij informacioni kishte njoftuar menjëherë ministrin Shutanovac, por sipas saj, as ai nuk kishte dhënë ndonjë përgjigje apo nuk ishte rikthyer me informacione shtesë.
Pasuljanske Livade njihet si një nga bazat kryesore ushtarake në Serbi dhe ka qenë objekt diskutimesh publike edhe në lidhje me përdorimin e saj në trajnime ushtarake në periudha të ndryshme.
Moguëa masovna grobnica na Pasuljanskim livadama bila je tema mog sastanka sa ministrom odbrane Srbije Draganom Šutanovcem 2008. Obavestila sam ga da sam ragovarala sa osobom koja je tvrdila da je bio vozaë hladnjaëe kojom je s Kosova tela prebacio u vojnu bazu Pasuljanske…
— Natasa Kandic (@natasakandic) June 28, 2026