ATK-ja suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

ATK-ja suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

Aktuale July 02, 2026 - 09:22

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë tatimorë, pas ngritjes së aktakuzës ndaj tyre nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Sipas njoftimit të ATK-së, dy zyrtarët akuzohen për veprat penale të “Keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar” dhe “Marrjes së ryshfetit”.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, ATK-ja ka marrë vendim që ata të pezullohen nga detyra me efekt të menjëhershëm, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.

"ATK-ja nuk toleron asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo veprim që cenon integritetin institucional dhe do të vazhdojë të zbatojë me përpikëri dispozitat ligjore në çdo rast të tillë", thuhet në njoftimin e Institucionit. /Zëri