Situata në LDK, Rama: Duhet të vazhdojmë bashkë për të ardhmen e vendit, për ta luftuar autokracinë
Aktuale
July 02, 2026 - 12:41
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nga gazetarët për situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Rama ka thënë se LDK-ja ka qenë gjithmonë bashkë dhe duhet të vazhdojë si e tillë, meqë s’bëhet fjalë për emra të veçantë, por për ta ruajtur demokracinë e vendit dhe për ta mbrojtur Kosovën nga autokracia.
“LDK-ja ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. S’është për një person, as për mu as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojt demokracinë në këtë vend, me e luftu autokracinë. Këto janë temat, nuk është a është ky a është ai”, ka thënë Rama.