Juniku bëhet me Ballkon Panoramik
Kryetari i Komunës së Junikut, Shehu, ka bërë të ditur përurimin e një pike të re turistike në fshatin Gjocaj, të quajtur ëBallkoni Panoramikë.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehu tha se projekti është realizuar në kuadër të iniciativës ëMirdita Junikë, të cilën e cilësoi si dëshmi të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas tij, ky projekt synon të bashkojë vlerat natyrore, kulturore dhe turistike të dy zonave, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Ai falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen, si dhe partnerët e projektit, përfshirë CHwB Kosova, Bashkinë Mirditë dhe Qendrën UET.
Pas përurimit të këtij investimi, Shehu njoftoi gjithashtu hapjen e edicionit të tretë të Festivalit ëKah Dritaë në Junik, duke ftuar vizitorët të njohin bukuritë natyrore të komunës.