Zhurma e motoçikletave, shqetësim për Tiranën

Zhurma e motoçikletave, shqetësim për Tiranën

Aktuale July 05, 2026 - 11:38

Lëvizjet me motor në Tiranë po kthehen në shqetësim për banorët për shkak të shpejtësisë së lartë dhe ndotjes akustike, sidomos gjatë orëve të natës.

Sipas Tvklan.al, në Tiranë zhurmat nga motorët, përfshirë edhe ata të modifikuar apo të përdorur për shpërndarje po tejkalojnë normat e lejuara.

Problemi theksohet nga përdorimi i marmitave jo standarde dhe manovrat e rrezikshme në trafik.

Policia Rrugore ka identifikuar zonat më problematike dhe gjatë 6 muajve ka ndëshkuar 228 drejtues për zhurmë të tepërt dhe 820 të tjerë për shpejtësi. Megjithatë, gjobat aktuale konsiderohen të ulëta, ndërsa priten ndryshime në Kodin Rrugor për të forcuar masat.