KEDS-i ndërpret pa paralajmërim energjinë në ITU Shkabaj, KRU “Prishtina”: Fushë-Kosova dhe “Kalabria” përballen me mungesë uji

KEDS-i ndërpret pa paralajmërim energjinë në ITU Shkabaj, KRU “Prishtina”: Fushë-Kosova dhe “Kalabria” përballen me mungesë uji

Aktuale July 09, 2026 - 13:55

Kompania rajonale e ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike nga KEDS-i në Impiantin e Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë për një pjesë të konsumatorëve.

Sipas KRU "Prishtina", energjia elektrike është ndërprerë sot rreth orës 11:00, pa asnjë paralajmërim paraprak.

Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, pritet të ketë mungesë të furnizimit me ujë në komunën e Fushë-Kosovës dhe në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Kompania bën të ditur se, sipas informacioneve që posedon, rikthimi i energjisë elektrike pritet të ndodhë rreth orës 15:00.

"Por, mungesa e energjisë elektrike për disa orë e destabilizon furnizimin me ujë dhe shkakton vështirësi në sistem. Më shqetësues është fakti se kjo ndërprerje është bërë pa asnjë paralajmërim nga ana e KEDS", thuhet në reagimin e KRU "Prishtina". /Zëri