Aleanca nuk takohet me Kurtin, publikon letrën e kërkesave
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se i është dërguar përgjigja zyrtare Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke theksuar se këtë e ka bërë në funksion të transparencës ndaj qytetarëve.
Përmes një postimi, Gjini ka njoftuar se ka ndarë publikisht përmbajtjen e përgjigjes zyrtare, ndërsa ka ritheksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet i pandryshuar.
“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, ka shkruar Gjini.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e letrës, por ka bërë të qartë se Aleanca vazhdon t’i qëndrojë pozicionit të shpallur më 26 qershor.