Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme t’i përgjigjen ftesës së Kurtit, pasi kjo parti ka paraqitur kërkesat e saj, ku në këmbim të pranimit të tyre do të bënin kuorumin për zgjedhjen e presidentit.
Ramadani ka thënë se si parti nuk duan të jenë pjesë e qeverisë, por vetëm që kërkesat e tyre të pranohen.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se janë partia e vetme që nga 26 qershori që kanë ofruar zgjidhje.
“Aleanca është e vetmja parti që prej 26 qershorit e deri më sot që ka dhënë ofertë për kalimin e ngërçit. Nëse i doni votat tona ne mund ta bëjmë kuorumin, bëni diçka për popullin. Mendojmë që duhet tjetër qeveri, i vjen koha. Në këtë periudhë nuk e kemi parë të arsyeshme takimin. Shpresoj që mandatari i qeverisë së ardhshme të merr seriozisht këto kërkesa që kemi bë na”, ka thënë ai.
Duke arsyetuar pozicionimin për të mos marrë pjesë në ekzekutiv, ai ka thënë se nëse një qeveri nuk përmbush kërkesat e tyre, atëherë është më mirë që prapë të shkohet në zgjedhje.
“Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh pse na duhet njw qeveri e tillë, atëherë më mirë është me shkua në një proces zgjedhor”, është shprehur Ramadani
Kërkesat e Aleancës për Kurtin.
Orientimi strategjik dhe gazi amerikan: Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si një projekt i rëndësisë jetike për orientimin afatgjatë të shtetit.
Pavarësia energjetike: Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe ulje të inflacionit.
Lehtësime për bizneset e vogla: Ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30,000 në 100,000 euro, për të çliruar potencialin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Mbështetje për bujqësinë: Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë, me qëllim nxitjen e punimit të tokës dhe përkrahjen direkte të bujqve.
Buxhetimi i infrastrukturës: Financimi i plotë buxhetor i projekteve të infrastrukturës jetike në Kosovë, të cilat aktualisht kanë mbetur të pezulluara në mungesë të mjeteve. 6.
Fondi emergjent për kryeqytetin: Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove për Prishtinën