Hoti themelon Grupin Punues për hartimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
Foto: Laura Hasani

Hoti themelon Grupin Punues për hartimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Aktuale July 10, 2026 - 13:48

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Sipas ministrit, përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.

Hoti theksoi se qëllimi i Ministrisë është ndërtimi i politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe u garantojnë atyre qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale.

“Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse”, ka bërë të ditur ministri Hoti. /Zëri