Trafiku Urban njofton devijimin e linjës 3 dhe 4, shkak punimet në rrugën “Fehmi Lladrovci”
Foto: Laura Hasani

Trafiku Urban njofton devijimin e linjës 3 dhe 4, shkak punimet në rrugën “Fehmi Lladrovci”

Aktuale July 11, 2026 - 08:16

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve, do të bllokohet rruga “Fehmi Lladrovci”, në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.

Trafiku Urban në kryeqytet njofton se do të ketë devijim të përkohshëm të itinerarit për linjat 3 dhe 4.

Ndryshimet do të bëhen vetëm në drejtimin e ardhjes, në segmentet rrugore si në vijim:

Linja nr. 3: Bardhosh – Rrethi i Matit Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit.

Linja nr. 4: Parku i Gërmisë – Matiqan, Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan.

“Në drejtimin Matiqan – Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit – Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt” njofton Trafiku Urban.

Punimet në rrugën “Fehmi Lladrovci” do të zgjasin nga datat 10 deri më 18 korrik.