Zejnullah Gashi nominohet për kryeprokuror të Shtetit
Foto: Laura Hasani

Zejnullah Gashi nominohet për kryeprokuror të Shtetit

Aktuale July 13, 2026 - 10:24
KPK-ja nominon Zejnullah Gashin për kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nominuar me pesë vota pro Zejnullah Gashin për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.

Image

Pas procesit të votimit në mbledhjen e KPK-së, kandidati Zejnullah Gashi mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit, duke u propozuar për dekretim te presidentja e Republikës së Kosovës.

Image

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, para fillimit të votimit kishte prezantuar raportin final të Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Image

Sipas raportit final, kandidati Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ishte renditur i pari me 91.6 pikë.

Image

Pas tij ishin renditur:

* Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 89.3 pikë;

* Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 89 pikë;

* Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 87 pikë;

* Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, me 86.3 pikë.

Emri i Zejnullah Gashit tashmë do t’i dërgohet presidentes së Republikës së Kosovës për dekretim si kryeprokuror i Shtetit. /eo

Image

Image

Image