Ndryshon shpejt moti në Istog, shiu i rrëmbyeshëm e era rrëzojnë lisat e një shtyllë elektrike
Aktuale
July 18, 2026 - 20:45
Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga disa faqe të Istogut, një shtyllë elektrike është rrëzuar dhe në një rrugë tjetër disa lisa kanë rënë përtoke.
Dëmet më të mëdha janë raportuar në fshatrat Llugë dhe Llukafc.
Si pasojë e motit që ndryshoi shpejt, disa rrugë janë bllokuar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.