Edhe sot do të ketë kufizime për kamionë në autoudhë

Edhe sot do të ketë kufizime për kamionë në autoudhë

Aktuale July 19, 2026 - 09:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e sotme, janë plotësuar sërish kushtet për zbatimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Në autoudhë, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria deklaron se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi.