Që nga dje shiu i la pa rrymë, ankohen banorët e fshatit Llabjan
Aktuale
July 19, 2026 - 12:12
Banorët e fshatit Llabjan po ankohen për mungesë të energjisë elektrike që nga dita e djeshme.
Sipas një postimi në Facebook nga faqja e fshatit, thuhet se kjo gjendje ka ardhur pas reshjeve të djeshme të shiut, transmeton klankosova.tv.
Ata kanë kërkuar nga kompania përgjegjëse që të ndërhyjë sa më shpejt për sanimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.