Bllokimi i mërgimtarëve, Koci: Ministri e ambasadori duhet të jenë me bashkatdhetarët
vokati Arianit Koci ka reaguar pas një numër i madh i mërgimtarëve janë bllokuar në afërsi të kufirit Kroaci-Serbi, teksa kanë marrë rrugën për në Kosovë.
Koci që vazhdimisht është angazhuar në rastet e mërgimtarëve që kanë pasur probleme pasi janë ndaluar në Serbi, ka kritikuar heshtjen e zyrtarëve të shtetit lidhur me këto pritje të gjata të mërgimtarëve.
“Mërgimtarët tanë janë të bllokuar me orë të tëra në kufirin me Kroacinë. Cilado qoftë arsyeja, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ose së paku zëvendësministri, si dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, duhet të jenë bashkë me bashkatdhetarët.”, ka shkruar Koci.
Sipas tij, deri në zbllokimin e mërgimtarëve, zyrtarët e shtetit të Kosovës do të duhej të qëndronin me bashkatdhetarët.
“Kroacia është shtet mik dhe, kur e sheh që vetë ministri apo së paku zëvendësministri po interesohet për qytetarët e vet, besoj se bën çmos që lirimin e kufirit. Mos ta harrojmë: politikanët, në radhë të parë, janë për qytetarin.”, ka shkruar Koci.