Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Aktuale July 21, 2026 - 23:40

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga nesër, një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” do të mbyllet për qarkullim për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore.

Sipas njoftimit të komunës, segmenti që do të jetë i pakalueshëm shtrihet nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”. Mbyllja do të zgjasë pesë ditë.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që, për të shmangur vonesat në komunikacion, të shfrytëzojnë rrugët alternative: rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”;  Unazën Qendrore dhe rrugën “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”;  rrugën “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.