Institucioni u mbyll e paga vazhdoi, si përfitoi mijëra euro ministrja serbe?

Institucioni u mbyll e paga vazhdoi, si përfitoi mijëra euro ministrja serbe?

Aktuale July 23, 2026 - 15:39

Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte pagë si deputete dhe si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik Pejë në Kosovë. Por ky institucion u shua zyrtarisht që në vitin 2021, me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Kërkesën për fshirjen e tij nga regjistri e dorëzoi vetë Paunoviqi, tregojnë dokumentet e analizuara nga Radio Evropa e Lirë. Megjithatë, ajo vazhdoi të paguhej si drejtoreshë edhe pas mbylljes së institucionit.

Gjatë 11 vjetëve në krye të tij Paunoviqi përfitoi rreth 146 mijë euro nga buxheti i shtetit të Serbisë.