Defekt në sistem, ndërpritet furnizimi me ujë në Shipashnicë të Epërme në Gjilan
Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar konsumatorët se është ndërprerë furnizimi me ujë në Shipashnicë të Epërme, për shkak të një defekti në SP Kopernicë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë KRU “Hidromorava”, teksa për çdo ndryshim dhe informacion shtesë konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve të kompanisë, njofton KRU "Hidromoava", transmeton "Zëri".
Postimi i plotë:
Njoftim për konsumatorët në Shipashnicë të Epërme
Ndërprerje e furnizimit me ujë
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të defektit në SP Kopernicë, është ndërprerë furnizimi me ujë në fshatin Shipashnicë e Epërme.
Për çdo ndryshim apo informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
KRU Hidromorava Sh.A. – Gjilan.