Ministria e Tregtisë reagon pas shqetësimeve të deputetit të LDK-së për të dhënat e bizneseve në ARBK
Aktuale
July 31, 2026 - 12:08
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit reagon pas shqetësimeve të deputetit të LDK-së për të dhënat e bizneseve në ARBK.
Ministria e Tregtisë ka reaguar përmes një komunikate për media, pasi deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka shkruar në profilin e tij se shumë të dhëna të bizneseve janë të qasshme publikisht.
Ministria e Tregtisë ka thënë se të gjitha të dhënat që publikohen, bëhen publike bazuar në ligj dhe për shkak të rritjes së transparencës.