Gjenden dy motoristët e humbur në zonën e Jezercës, përfundon me sukses aksioni i kërkim-shpëtimit

Gjenden dy motoristët e humbur në zonën e Jezercës, përfundon me sukses aksioni i kërkim-shpëtimit

Aktuale August 02, 2026 - 01:19

Dy motoristët që ishin raportuar të humbur orë më parë, në zonën e Jezercës janë gjetur shëndoshë e mirë, ndërsa aksioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar me sukses.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila njoftoi se motoristët janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të sigurt nga Departamenti i Motoristëve.

Sipas njoftimit, thuhet se operacioni është zhvilluar me sukses, ndërsa të dy motoristët tashmë ndodhen në siguri. /Zëri