KRU “Bifurkacioni” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të punimeve në rrugën “Lyboteni”
Foto: Laura Hasani

KRU “Bifurkacioni” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të punimeve në rrugën “Lyboteni”

Aktuale August 05, 2026 - 08:33

Kompania rajonale e ujësjellësit "Bifurkacioni" ka njoftuar se sot do të nisë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në rrugën "Lyboteni".

Sipas njoftimit të kompanisë, për shkak të zhvillimit të punimeve, gjatë ditës së nesërme në këtë zonë mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

KRU "Bifurkacioni" bën të ditur se zëvendësimi i rrjetit ekzistues me gyp të ri synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të këtyre punimeve.