Jemi të vetmit që po përpiqemi t’i shmangim zgjedhjet - thotë Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit ka deklaruar se ai dhe partia e tij po përpiqen vazhdimisht që t’i shmangin zgjedhjet e reja.
“Po përpiqemi që brena këtyre diskutimeve t’i përfaqësojmë bindjet tona, që duhet t’i kuptoni që s’janë të njëjta. Mbi të gjitha po përpiqemi që të gjithë ata t’i përfaqësojmë ne t’i mbajmë rreth një zgjidhje të përbashkët”, u shpreh Abdixhiku.
Ai më tej tha se mbeten partia e vetme që tentojnë të krijojnë zgjidhje që vendi të mos i nënshtrohet edhe njëherë një procesi zgjedhor.
“Përderisa përpiqemi, takohemi, mbesim të vetmit që duam t’i shmangim zgjedhjet e reja. Të gjithë ata që na kritikojnë, s’e kuptojnë pse po takohemi, çfarë qëllimi kemi, besoj që na kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë. Shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe një herë, është dëmi më i madh që i bëhet Republikës së Kosovës”, theksoi kreu i LDK-së. /Zëri