Pas ndërprerjes së seancës, Hamza akuzon LVV-në për papërgjegjësi: Kosova po mbetet pa institucione
Foto: Laura Hasani

Pas ndërprerjes së seancës, Hamza akuzon LVV-në për papërgjegjësi: Kosova po mbetet pa institucione

Aktuale August 06, 2026 - 11:52

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ku kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me çështjen e presidentit.

Hamza tha se veprimet e LVV-së tregojnë mungesë serioziteti dhe përgjegjësie, duke shtuar se vendi po vazhdon të mbetet pa institucione funksionale.

“Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit, përgjegjësisë nga partia që ka fituar vendin më të madh në Kuvend. Shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme”, deklaroi Hamza.