Mot me diell, temperaturat deri në 37 gradë
Aktuale
August 07, 2026 - 07:23
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 13° C deri në 18° C, ndërsa maksimalet nga 33° C deri në 37° C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje.
Temperaturat do të mbeten paksa mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë konsiderohen normale për stinën e verës. /Zëri