Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, Konjufca: Bashkëndjej me dhimbjen e familjeve
Aktuale
August 07, 2026 - 12:45
Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.
Për këtë aksident ka shkruar edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Postimi i plotë:
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tre bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e djeshëm në rajonin e Regensburgut në Gjermani.
Në këto momente të rënda, bashkëndjej me dhimbjen e familjeve dhe të afërmve të tyre.
U prehshin në paqe!