“Ka përkeqësim të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, Avdi Smajlaj i zbulon arsyet

“Ka përkeqësim të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, Avdi Smajlaj i zbulon arsyet

Aktuale August 08, 2026 - 23:33

Politologu Avdi Smajlaj vlerëson se pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përkeqësuar në vitet e fundit.

“Ka një përkeqësim të situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ndoshta një gjë e tillë ndodhi për shkak të ardhjes të së djathtës në pushtet. Partitë shqiptare që morën pushtet nuk i bënë ballë nacionalizimit të madh maqedonas”, ka thënë Avdi Smajlaj në Tëvë1.

Sipas tij, marrëveshje e Ohrit nuk po implementohet.

“Implementimi i marrëveshjes së Ohrit nuk ka bërë progres. Në vlerësimin tim ka bërë hapa prapa. Të drejtat e shqiptarëve nuk po respektohen”, theksoi Smajlaj.