Rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë mbyllet nga sot deri më 15 gusht
Aktuale
August 11, 2026 - 09:21
Rruga “Qamil Hoxha” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim nga 11 deri më 15 gusht 2026, për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Komuna e Prishtinës rekomandon qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në zonën ku do të zhvillohen punimet.
Mbyllja e rrugës do të jetë në fuqi deri në përfundimin e punimeve të parapara. /Zëri