Zjarrfikësit: Flakët në Sllatinë janë lokalizuar
Aktuale
August 11, 2026 - 18:24
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot gjatë ditës në pistën e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e cila është përdorur për “Drag Race”, gara me vetura.
Komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Lipjanit, Sadri Shamolli, ka thënë se tanimë zjarri është lokalizuar edhe pse ka vatra flakësh, por jo të rrezikshme, ndërsa sipas tij, nuk ka persona të lënduar.
Jemi ende ne vendngjarje po zjarri është lokalizuar, ende ka vatra zjarri, por janë nënkontroll”, ka thënë Shamolli.
Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë tymin e madh që ka dalë nga deponia ku grumbullohen goma jashtë përdorimit, e cila ndodhet në afërsi të rrugës kryesore të kësaj zone. /klankosova