Sinani vlerëson mbështetjen e Qeverisë Kurti për Luginën e Preshevës
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sinani ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e përmbylljes së Konferencës së IX-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë aktivitet si një mundësi të rëndësishme për të përcjellë para përfaqësuesve diplomatikë situatën dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
Ajo gjithashtu ka theksuar nevojën për koordinim të mëtejshëm politik në adresimin e çështjeve të shqiptarëve në Luginë.
“Mirënjohje Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Pjesëmarrja në pritjen me rastin e përmbylljes së Konferencës së IX-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës ishte një mundësi e rëndësishme që ambasadorët të njihen edhe më shumë me situatën në Luginë, sfidat tona dhe nevojën për koordinim të mëtejmë të hapave politikë”, ka shkruar Sinani në Facebook.