Pylli përfshihet nga flakët në Gllarevë të Klinës
Aktuale
August 13, 2026 - 17:32
Një pyll është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lidhur me rastin ka dhënë detaje Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova tha se nuk raportohet për persona të lënduar nga ky rast.
“Njësitet relevante, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke punuar për shuarjen e zjarrit”, u shpreh ai./klankosova