Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor
Foto: Laura Hasani

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Aktuale August 13, 2026 - 23:21

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë përshëndetur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos u bërë pjesë e qeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë kjo parti me kohë e ka theksuar se kjo është lojë e Kurtit, që sipas tij synon kontrollin e plotë mbi të gjitha institucionet.

“Qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes. Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”, ka shkruar Gjini.

Ai poashtu ka thënë se Aleanca mbetet e qartë në kërkesën për pranimin e gjashtë pikave.