Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik
Foto: Facebook

Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik

Aktuale August 19, 2026 - 10:51

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për nevojën e dialogut politik dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin aktual institucional.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë që institucionet e vendit të formohen sa më parë, në përputhje me rendin kushtetues, në mënyrë që Kosova të mundë të vazhdojë përpara.

Gjatë takimit, Haxhiu ka vlerësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e cilësuar atë partnere të rëndësishme të vendit.