LVV-ja mbledh drejtuesit e Qendrave në Gjilan, në fokus konsolidimi i institucioneve dhe organizimi në terren
Në zyrat e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan është mbajtur një mbledhje e përbashkët me drejtuesit e të gjitha Qendrave të Lëvizjes në Kosovë, ku në fokus ishte situata aktuale politike, me theks të veçantë procesi i konsolidimit të institucioneve.
Sipas njoftimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ne takim morën pjesë kryeministri ne detyrë, Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama dhe koordinatori i Qendrave, Salih Zyba.
Sipas njoftimit diskutimet u përqendruan edhe në çështjet organizative, përfshirë forcimin dhe konsolidimin e organizimit në terren, procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe funksionimin e strukturave organizative në bazë.
Në takim u diskutua gjithashtu për planifikimin e punës dhe rritjen e angazhimit të strukturave të Lëvizjes në çdo lagje dhe fshat.
Mbledhja u zhvillua në ditën kur Qendra e Gjilanit shënoi 21-vjetorin e themelimit.