IKSHPK-ja apelon për kujdes nga temperaturat e larta
Aktuale
August 22, 2026 - 14:51
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta.
IKSHPK-ja u ka rekomanduar qytetarëve pirjen e shpeshtë të ujit dhe shmangien e pijeve me sheqer e alkool.
Derisa, IKSHPK-ja u ka bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë larg diellit dhe po ashtu të kufizojnë orarin e daljes nga ora 11:00 deri në ora 17:00.
Po ashtu, rekomandohet veshja e rrobave të lehta, përdorimi i kremit kundër rrezeve dhe mbrojtja e kokës e syve