Kryetari i Malishevës reagon pas vdekjes së policit Altin Kryeziu: Humbje e madhe për familjen dhe Policinë

Kryetari i Malishevës reagon pas vdekjes së policit Altin Kryeziu: Humbje e madhe për familjen dhe Policinë

Aktuale August 23, 2026 - 11:07

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për familjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra në një aksident të ndodhur ditë më parë në krye të detyrës.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Kastrati ka thënë se vdekja e Kryeziut është një humbje e madhe për familjen e tij, por edhe për Policinë e Kosovës.

“Humbja e Altinit është një dhimbje e madhe për familjen dhe një humbje për institucionin e Policisë së Kosovës, të cilit ai i shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm”, ka shkruar Kastrati.

Ndërron jetë polici Altin Kryeziu, ishte aksidentuar ditë më parë në krye të detyrës

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu, kolegët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e policit.

“Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes së tij, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin për këtë humbje të rëndë”, ka deklaruar kryetari i Malishevës.

Kastrati e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “I përjetshëm qoftë kujtimi për Altin Kryeziun.”