Lumenjtë zgjedhje ekonomike për t’i shpëtuar vapës, Vjosa ndër më të preferuarit
Mes temperaturave të larta të gushtit, lumi Vjosa mbetet një nga zgjedhjet e vendasve për t’i shpëtuar vapës.
Për ta kjo nuk është thjesht një mënyrë për t’u freskuar, por një traditë dhe një lidhje hershme me natyrën dhe vendin.
“Gjithë jeta ime që nga fëmijëria kam ardhur këtu. Edhe turistë të tjerë vijnë dhe janë të kënaqur të gjithë. Kam edhe nipërit që i mbaj këtu.”
“ Jam vendali, jam mësuar këtu, më ka bërë vendi.
“ Unë jam nga Tirana dhe vij gjithmonë për t’u freskuar.”
Në vend të plazheve të mbipopulluara dhe shpenzimeve që rriten gjatë sezonit turistik, Vjosa ofron një tjetër alternativë: Natyrën, freskinë dhe qetësinë me më pak kosto.
“E zgjodhëm Vjosën sepse është një vend shumë i bukur dhe natyror. Uji është i pastër dhe freskues. Gjithashtu është një mënyrë shumë më ekonomike për të kaluar një ditë të bukur në natyrë. Kaluan disa ditë pushime në plazhe të ndryshme në jug, por këtu është diçka krejt tjetër.”- një pushuese nga Greqia.“Vij nga Meksika dhe e dashuroj këtë vend. Uji është kaq i freskët dhe i pastër. Kam 10 ditë këtu dhe më pëlqen shumë natyra e qetë, e cila të ofron relaks të vërtetë. Ky lum ofron kaq shumë mundësi për të gjithë. Sot notova, ndërsa ditët e mëparshme provova rafting dhe vizitova edhe ujëra termale. Është vërtet bukur.”
Për vendasit është një kujtim, traditë dhe lidhje shpirtërore. Për të huajt një zbulim i ri, i pastër dhe i përballueshëm.
Vjosa mbetet kështu jo vetëm një pasuri e jashtëzakonshme natyrore, por edhe një destinacion ku freskia e ujit bashkohet me bukurinë e natyrës dhe me një mënyrë ekonomike për të shijuar verën./rtsh