Haradinaj për vdekjen e Kryeziut: Kosova humbi një burrështetas që la gjurmë të pashlyeshme
Foto: Laura Hasani

Haradinaj për vdekjen e Kryeziut: Kosova humbi një burrështetas që la gjurmë të pashlyeshme

Aktuale August 25, 2026 - 11:22

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesorit, Eqrem Kryeziu.

Përmes një postimi në profili e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se sot Kosova humbi një intelektual të shquar, një profesor të përkushtuar të letërsisë dhe një burrë shteti që la gjurmë të pashlyeshme në proceset e shtetndërtimit.

“Me Profesorin kemi pasur një miqësi të kahershme dhe respekt të ndërsjellë. Ka qenë një intelektual i guximshëm, i cili nuk ka ngurruar kurrë të flasë hapur ose të përkrahë njerëz e procese përtej vijave të partisë së tij, gjë që e bënte një politikan të veçantë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se Eqrem Kryeziu do të kujtohet gjithmonë për profilin e tij intelektual, qytetarinë dhe kontributin e madh në arsim dhe politikë, derisa, siç tha ai, “ne që e njohëm nga afër do të kujtojmë gjithmonë me respekt të lartë bisedat dhe bashkëpunimin me të”.