Deharit i kërkohet thirrja e seancës në orën 11:00, PDK-ja e Aleanca sërish do të shkojnë në sallë
Foto: Laura Hasani

Deharit i kërkohet thirrja e seancës në orën 11:00, PDK-ja e Aleanca sërish do të shkojnë në sallë

Aktuale August 28, 2026 - 09:20

PDK-ja përsëri i ka kërkuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të thërrasë vazhdimin e seancës sot në orën 11:00.

Në kërkesën e nënshkruar nga sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thuhet se Kuvendi duhet të përmbushë obligimin kushtetues dhe procedural për konstituimin.

“Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në kërkesë.