Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: Mjaft më me krizë
Foto: Laura Hasani

Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: Mjaft më me krizë

Aktuale September 01, 2026 - 19:02

Pas deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, që të thërrasë menjëherë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kërkuar që Kuvendi të konstituohet, duke e cilësuar situatën aktuale si krizë institucionale.

Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat

“Albin, tash thirre seancën menjëherë dhe konstituoje Kuvendin. Të paktën, riktheje demokracinë dhe rendin kushtetues në vend”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, pengimi i funksionalizimit të institucioneve dhe zvarritja e procesit nuk përbëjnë demokraci.

“Pengmarrja e institucioneve, lojërat me shtetin dhe qytetarët nuk janë demokraci – janë abuzim”, ka deklaruar ajo.

Çitaku ka kërkuar përfundimin e krizës politike dhe rikthimin e funksionimit institucional.

“Mjaft më me krizë. Demokraci. Tash. Menjëherë!”, ka përfunduar Çitaku.