Kusari-Lila për ish-krerët e UÇK-së: Uroj që të kthehen në Kosovë
Aktuale
September 04, 2026 - 20:10
Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kthehen në Kosovë, rrjedhimisht të shpallen të pafajshëm.
Sidoqoftë, ajo tha se e di që ky proces është i gjatë, pasi e ka edhe shkallën e dytë.
“Vendimi i gjykatës i datës 16 është proces...në cilindo rast unë me argumentet më të forta edhe me krejt mbrojtjen e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës uroj që verdikti për të katërtit të jetë i pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila në Klan Kosova.
“Por ne e dimë se ai është proces i cili e ka dhe shkallën e dytë edhe me i cili duhet me e pasë një stabilitet, një seriozitet edhe natyrisht në vendin tonë me e tregu gjithë atë vlerë të demokracisë".