SBASHK-u i bashkohet Marshit për Liri më 12 shtator
Aktuale
September 05, 2026 - 15:50
Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) kanë konfirmuar mbështetjen për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur pas takimit të përfaqësuesve të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
Sipas njoftimit, mbështetja e komunitetit arsimor synon t’i japë forcë zërit për liri, drejtësi dhe dinjitet, si dhe mbështetjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Marshi do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.