Rama: Nënë Tereza është simboli më i fuqishëm shqiptar i dashurisë
Aktuale
September 05, 2026 - 20:08
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar sot Nënë Terezën, me rastin e 5 Shtatorit, Ditës së Nënë Terezës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Nënë Tereza është simbol i fuqishëm shqiptar i dashurisë, paqes dhe shërbimit ndaj njerëzimit.
"Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, përkujtuam jetën dhe veprën e saj të jashtëzakonshme, përmes së cilës preku ndërgjegjen e mbarë botës dhe u dha zë, shpresë e dinjitet atyre që ishin harruar. Trashëgimia e saj na kujton se madhështia e vërtetë qëndron në mirësi, përkushtim dhe dashuri ndaj tjetrit", ka shkruar ai.