Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi
Aktuale
September 06, 2026 - 16:59
Katër vatra aktive zjarri janë shfaqur në pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po përfshin zonën, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Shërbimet zjarrfikëse të Fierit vijojnë prej orësh betejën me flakët, ndërsa po punohet për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në sipërfaqet pyjore./A2Cnn