“Liria ka Emër” zhvillon aktivitet simbolik para EULEX-it në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

“Liria ka Emër” zhvillon aktivitet simbolik para EULEX-it në Prishtinë

Aktuale September 08, 2026 - 07:52

Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar se sot, do të zhvillojë një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë.

Sipas njoftimit të organizatës, aktiviteti do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet para objektit ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

Gjatë aktivitetit do të shpaloset një mesazh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe mbajtjen e një fjalimi.

Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 30 minuta dhe do të jetë i hapur për mediat.

“Liria ka Emër” nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e mesazhit që do të shpaloset gjatë këtij aktiviteti.