Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese
Foto: Laura Hasani

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Aktuale September 09, 2026 - 10:03

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit.

Ramadani deklaroi se sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese ose krejt është vetëm vazhdim i lojës së Vetëvendosjes me shtetin.

“Aleanca mbetet parimore, Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, deklaroi Ramadani.

Ndryshe, nga Aleanca kanë njoftuar se s’do të marrin pjesë në seancën e sotme të thirrur pas një muaji.