Gruda: E votojmë çdo formë për nënkryetarët, nëse LVV-ja garanton konstituimin e Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Gruda: E votojmë çdo formë për nënkryetarët, nëse LVV-ja garanton konstituimin e Kuvendit

Aktuale September 09, 2026 - 13:44

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Gruda tha para mediave se PDK-ja do t’i votonte nënkryetarët në çfarëdo forme nëse LVV-ja do të garantonte se Kuvendi do të konstituohej.

Ai theksoi se vendi është para një momenti historik, 16 shtatorit kur pritet edhe shpallja e verdiktit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vazhdon bllokada në Kuvendin e Kosovës. Ka ardhur sot partia që i ka fituar zgjedhjet për një lojë të radhës politike. Po e them këtu qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës që nuk na u la ta themi. PDK voton nënkryetarë të Kuvendit çfarëdo forme qoftë… nga një, nga dy, nga tre… nga pesë. Me votë të fshehtë, me votë të hapur qyshdo qoftë PDK-ja do t’i votonte, nëse VV-ja do të siguronte se do ta konstituonte Kuvendin. Pra, nëse VV-ja i garanton popullit të Kosovës se do ta konstituonte Kuvendin sot, PDK-ja voton çdo formë, çdo procedurë, sepse është një moment historik, është ngjarje e 16 shtatorit”, tha ai.

Sipas tij, Vetëvendosja nuk e ka për qëllim konstituimin e Kuvendit, por pengimin e saj.

Image