Kurti pret ambasadoren e re të Zvicrës: Diaspora, urë e fuqishme mes dy vendeve
Foto: ZKM

Kurti pret ambasadoren e re të Zvicrës: Diaspora, urë e fuqishme mes dy vendeve

Aktuale September 09, 2026 - 20:41

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.

Duke i uruar mirëseardhje, i dëshiroi suksese në detyrën e re ambasadores Cattin Hennin, Kryeministri Kurti u shpreh i bindur se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen edhe më tej.Miqësia me Zvicrën e hershme, pasi që u bë strehë e shqiptarëve të përndjekur dhe ndër vite, ka qenë një partner i rëndësishëm i Kosovës në zhvillim, ekonomi dhe siguri. Rreth 200 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë në Zvicër dhe janë të integruar në shoqërinë zvicerane dhe të lidhur fort me Kosovën, e që vazhdojnë të jenë ura më e fuqishme mes dy vendeve tona. Ata nuk janë vetëm dërgues të remitencave, por edhe investitorë, sipërmarrës dhe krijues të vendeve të punës”, tha kryeministri Kurti.