“Kosova po pret” - Prizreni, Dragashi e Suhareka mobilizohen për marshin në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

“Kosova po pret” - Prizreni, Dragashi e Suhareka mobilizohen për marshin në Prishtinë

Aktuale September 11, 2026 - 08:50

Në Prizren po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet nesër në Prishtinë, me moton “Kosova po pret”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Korrespondenti i Klan Kosova, Nuhi Salihu, raportoi se autobusët me qytetarë do të nisen nga disa pika të qytetit, duke përfshirë lagjen “Bajram Curri”, Stacionin e Autobusëve dhe qendrën sportive “Sezai Surroi”, në orën 10:45.

Edhe nga Dragashi, Zaplluzha dhe Suhareka janë organizuar nisje të qytetarëve drejt Prishtinës.

Në Prizren gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime dhe aktivitete të ndryshme për mobilizimin e qytetarëve. Pjesëmarrje në marsh pritet të ketë edhe nga organizatat e veteranëve dhe përfaqësues të partive politike.